Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët gjatë javës së dytë të gushtit 1998, në kuadër të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se çdo ditë e luftës sjell emocione, dhembje e krenari.
Ai ka përkujtuar me respekt dhe nderim të rënët Enver dhe Orhan Halilaj, Maxhun Çekaj, Naim Nimanaj, Halil Sejfijaj, Arben Ahmetaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, Arton Hasanaj dhe Agron Thaqi.
“Me dhembje e krenari, kujtojmë të rënët e javës së dytë të gushtit 1998. Heroizmi i tyre frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka shkruar Haradinaj.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan