Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën për Personat e Zhdukur, ka thënë se personat e pagjetur në Kosovë, nuk janë thjesht numra, por janë plagë e hapur për kombin, dhe dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova qëndron e palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar.
“Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemrat tona rrahin bashkë me familjet që ende presin të dashurit e tyre. Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra. Ata mbeten plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit. Ne qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar. Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar i pari i AAK-së.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...