Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet një Rezolutë që dënon terrorizmin dhe që kërkon hetim ndërkombëtar për terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia.
Haradinaj ka thënë se Kurti tashmë po i fajëson Borellin dhe Lajcakun të cilët i kishte zgjedhur vetë para dy vjetëve. Kreu i AAK-së ka thënë se mashtrimi s’kalon dhe ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti, duke thënë se gjërat kanë shkuar në rrugë të gabuar për faj të kryeministrit.
“Kurti e bëri të kundërtën, e zgjodhi Borellin dhe Lajcakun. Pse e zgjodhi Kurti para dy vjete Borellin dhe Lajcakun e jo Washingtonin para dy vjetëve, a duhet shtruar kjo pyetje. Nëse do të zgjidhej Washingtoni dy vjet më herët do ta kishim marrëveshjen për njohje me Serbinë. Nëse do të pranohej plani amerikan për tabelat për veri do ta kishim veriun e integruar dhe s’do të kishim përballje me terroristët. Do ta kishim PfP-në të nënshkruar dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do ta patrullonin vijën kufitari ushtria jonë në bashkëpunim me KFOR-in dhe s’do të mund të kalonin terroristët kufirin. Do të ishim në CoE dhe në proces për anëtarë në OKB. Pyetni pak veten a do të kish ndodh kështu, nëse do të ishte vepruar me kohë. Kurti po fajëson Borellin dhe Lajcakun që vetë I ka zgjedhur. Ju lutem, mashtrimi s’kalon. Nuk kalon mashtrimi. Zhvillimet kanë shkuar në rrugën e gabuar për fajin e këtij njeri”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...