Kryeministri, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministrat të kabinetit të tij, për nder të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë, ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari është e pakontestueshme dhe se populli i Kosovës përulet para sakrificës së kësaj familjes.Me këtë rast kreu i ekzekutivit ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kuptohet rrugë e gjatë deri në liri, sakrificë e mardhe. Jemi këtu në vendin e sakrificës në vendin e kthesës në Prekaz në varrezat e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt, lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë pavarësia 10-vjetori shqiptarëve ku do që janë”, tha Haradinaj.
Kur foli për gjendje e Kullës së Jasharajve, ai tha, se do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm në kohën e duhur. Sipas tij, nuk ka as një pengesë që ky vend të mos nderohet.
“Është nder për popullin e Kosovës, për liridashësit kudo në botë që ky vend na bën nder, të nderohet nga institucionet e vendit. Çdo veprim i nevojshëm i paraparë i nevojshëm do të ndërmerret në kohën e duhur”, u zotua kreu i ekzekutivit.“S’ka as një pengesë që mos ta nderojmë këtë vend të nderuar dhe të shenjtë”./EO/
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...