Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka në plan për të pirë kafe me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
“Nuk kam pirë pas zgjedhjeve. Në fakt me Vjosën nuk kam pasur shumë komunikim. Në raste të caktuar po, por jo shumë. Albinin e njoh nga koha e opozitë bërjes. Nuk jam kundër të pi kafe, por nuk e kam në plan”, ka thënë ai në Ora News.
Haradinaj ka thënë se e ka mik kushdo që punon për të mirën e vendit.
“Me siguri me kafe dhe me atë që i takon. Por e kam fjalën që nuk do të kërkoj marrëdhënie me individë, sa do kërkoj marrëdhënie për temat. Në ato tema që janë në interes të Kosovës, kushdo që i ndihmon, unë jam mik me të”, ka thënë ai.
Sipas Ramush Haradinaj, idea e Albin Kurtit për bashkim kombëtar është një retorik dhe folklorizëm dhe se nga fitorja e VV’së nuk sheh rrëzik për bashkim./periskop/
Çështja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një f...
Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 po...
Begaj uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Vota të shndërroh...
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegj...
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...