Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në forumin e Atlantic Council në Uashington, ku është diskutuar iniciativa 3 Seas dhe bashkëpunimi me SHBA-të.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Në shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, bashkëpunimi në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm, nën udhëheqjen e SHBA”.
Postimi i Haradinajt:
“I nderuar të marr pjesë në forumin e Atlantic Council në Washington DC, për të diskutuar iniciativën 3 Seas dhe bashkëpunimin me ShBA-të.
Në mesin e shteteve të Europës Juglindore iniciativat si 3 Seas duhet të kenë prezencë më të madhe në Ballkanin Perendimor. Kosova është përcaktuar në orientimin Euro-Atlantik dhe do të jetë gjithmonë kontribuese e paqës dhe stabilitetit. Në shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, bashkëpunimi në mes shteteve të Ballkanit Perendimor është i domosdoshëm, nën udhëheqjen e SHBA. Lidhjet mes nesh në infrastrukturë, energji dhe siguri do të krijojnë mburojë për vlerat Euro-Atlantike. Kosova është gati që të jetë në bashkëpunim të plotë me këtë iniciativë.
Kosova qëndron e palëkundur në këtë orientim, andaj vlera që sjellim ne do të jetë vlerë e shtuar për integrim dhe bashkëpunim në NATO dhe BE”, ka shkruar Haradinaj.



Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...