Kryeatri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në trevjetorin e vdekjes së ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright kujtoi veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Ai tha se për aq sa të ketë Kosovë, e që siç u shpreh, do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe Albright, shkruan Arbresh.info.
“Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur”, ka shkruar Haradinaj.
“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...