Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Balkanit, me temë integrimi rajonal ekonomik.
Në konferencën për media Haradinaj tha se Kosova po e kryen pjesën e saj që ta ndihmojë njehësimin ekonomik, që të jetë një treg për vendët e Ballkanit Perendimor.
“Jemi pak me vones për hekurudhat por mund t’ju them se jemi në proces të kyqjes në roaming për digjitalizimin dhe nënshkrimin e protokolleve tjera. Kemi disa vështirësi si liria e lëvizjes shembull kur kalojmë nëpër Serbi qytetarët presin me orë të tëra qoftë në shkuarje apo në kthim, pastaj nuk mund të shkojmë në Bosnje, njëkohësisht për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza sepse është vend i BE-së”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Sipas tij Kosova ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
“Ajo që e kemi në nivel është bashkëpunimi me shtetin fqinjë shqiptar dhe marrëdhëniet tona. Ajo që kemi rënë dakord është se në gjysmë të nëntorit e kemi takimin tonë të përbashkët në Pejë dhe besoj që do t’i finalizojmë të gjitha procedurat e mbetura për heqje të burokracive dogabore që vonojnë qytetarët dhe ekonominë”, është shprehur ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...