Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pasë takim me të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, ambasadorin Jim Jeffrey.
Ai tha se Kosova është storie e suksesit në luftën kundër terrorizmit.
“Kosova është një prej shteteve më besnike të SHBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të SHBA-së”.
Ambasadori Jeffrey falënderoi Kosovën për rolin që kemi luajtur në sukseset e përbashkëta. Është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
“Për angazhimin e tij prej shumë dekadash për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës, për miqësinë dhe partneritetin strategjik me institucionet tona i dhurova Ambasadorit Jeffrey medaljen e Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...