Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që ka zhvilluar dje në Bruksel tha se në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e libreralizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën. Këtë gjë Haradinaj a ka thënë sot në një konferencë për medie.
“Në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e libreralizimit, dhe statusit të kandidatit për Kosovën”, tha Haradinaj.
“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionerin Han”– tha Haradinaj.
Kryeministri tha se në takime është biseduar për të arriturat dhe qëndrimet e Kosovës për Integrimet Evropiane si dhe janë raportuar punët e bëra.
“I kam tregu qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vogël dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tregoi se arsyeja pse disa takime zgjatën më shumë ishte se disa prej temave u diskutun në mënyrë përmbajtësore dhe morrën më shumë kohë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...