Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do t’i rregullonte raportet mes dy shteteve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se interes i Kosovës është edhe përfshirja amerikane në këtë proces, dhe e njëjta do ta përshpejtonte rrugën drejt NATO-s, shkruan arbresh.info.
“Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim.
Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.
Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri./arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...