Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), e cila shënon 76 vjetorin e themelimit.
Haradinaj theksoi se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e paqes në rajon.
“Me ushtrinë më të re sipas standardeve të NATO-s, Kosova është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve. Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për paqe e siguri në vend dhe rajon. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...