Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e mërgatës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, që prej luftës për liri e deri në ditët e sotme në ndërtimin e shtetit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Ai gjatë një takimi me bashkatdhetarë, ka kujtuar takimet e tij mërgimtarë në kohëra të ndryshme, që prej përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
Haradinaj u ka thënë bashkatdhetarëve që të mos frikësohen që Kosova bënë gabime pas 20 viteve, derisa ka folur për procesin e dialogut.
“Është folur për dialogun shumë, mos u frikësoni se Kosova tash bënë gabime pas 20 viteve, e kuptoni pse po dua të them. Nuk ka bërë 20 vite rrugë që tash të shkojmë të gabojnë, nuk do të gabojë Kosova, por bisedat e brendshme, debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshe, nuk janë negative, nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol gjithë me një gojë siç thotë populli nuk është e dëmshme”, theksoi Haradinaj.
Emrush Çeku, që ka migruar në perëndim në vitet e 90-ta, ka kërkuar respektim të diasporës nga institucionet e vendit, e jo të maltretohen me pagesën e kartonit të gjelbër.
Si me humor ndaj ankesës së mërgimtarit Çeku, u përgjigj kryeministri Haradinaj.
“Ministri i Diasporës deshi të japë përgjigje për kartonin e gjelbër, i thash jo, pa e heq krejt mos jep përgjigje, kur ta heqim po”, u shpreh Haradinaj.
Ndryshe, gjatë këtij takimi mërgimtarët kërkuan që të vazhdohet të punohet me reforma për të ngritur zhvillimin ekonomik, në mënyrë që të mos ketë kërkesa nga të rinjtë për të dalë jashtë vendit.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...