Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Sulejman Berishës, kushëririt të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berishës.
Haradinaj ka kujtuar se kulla e tashmë të ndjerit ishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së në vitet e 90-ta.
Ish-kreu i Qeverisë shtoi se Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.
“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...