Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revulotion”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë përmes revolucionit të Kadifenjtë më 1989.
Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se me ftesën e ambasadës çeke dhe zyrës sllovake është duke marrë pjesë në këtë ekspozitë.
“Me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e përbashkët e Çekisë dhe Sllovakisë, me ftesë të ambasadës çeke dhe zyres sllovake në vendin tonë, kënaqësi të merrja sonte pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë, përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore”, ka shkruar ai.
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump: Nuk...
Kusari-Lila: Të angazhuar për të lidhur institucionet me biz...
Kroacia i përgjigjet Vuçiqit për marrëveshjen me Shqipërinë ...
Aguero i bën thirrje Alvarezit ta pranojë ofertën e Barcelon...
Rutte hedh poshtë spekulimet dhe mohon largimin e SHBA-së ng...
Rrëzohet një lis në lagjen “4 llullat” në kryeqytet, bie mbi...