Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.
Haradinaj tha se Krasniqi me këngë e pushkë i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri.
“Iu bashkova sot qytetarëve të Klinës dhe kryetarit Zenun Elezaj, në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi, në kujtim dhe nderim për figurën e tij të një atdhetari të pashoq, që me pushkë e këngë frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
kreu i AAK-së, tha se bashkë me babanë e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarët e tjerë të tij, kaloi momente të çmuara teksa evokuan kujtimet për të, si njëri ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës.
“Ai bashkë me Beqir Gashin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, përmes këngës u jepnin zemër luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare, shpresë e besim për fitore. Heroi që i këndoi lirisë në robëri, mbetet frymëzim që vlerat tona kombëtare të jetojnë gjithmonë”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu