Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie ka thënë se në mbledhje i janë drejtuar Kuvendit me tërhjek këtë marrëveshje me qëllim të inkorporomi të marrëveshjes që është bërë në mes të dy presidenteve.
“Me siguri seanca do të thirret nesër ose pasnesër por me gjasë pasnesër sepse nuk kemi kohë me prit. Gjasat për nesër janë më të pakta”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për abstenimin e përfaqësuesve të Listës Serbë duke thënë se nuk mund te flet për këtë.
“Me rëndësi ishte që ata ishin në mbledhje ta shohim”, ka thënë ai.
Sipas tij marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Thaçi por nuk është marrëveshje e presidentit Thaçi. Është marrëveshje e Kosovës.
“Tani unë mendoj se ka argumente të mjaftueshme për deputetët që ta votojnë” ka thënë ai./Arbresh.info/
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...