Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur akuzave të shpeshta të Presidentit Thaçi për takimet me të ashtuquajturin ‘kokën e Veriut”, Milan Radojciq.
Thaçi ka folur vazhdimisht për takime të fshehta me Radojciqin, duke aluduar në Kryeministri Haradinaj.
Haradinaj në emisionin Pressing thotë se nuk ka pasur takime të fshehta me Radojciqin dhe se me të ka bashkëpunuar si zyrtar i Listës Serbe.
“Me pas pasur diçka për mua, m’i kishin qitë .Hashimi cka ka për mua le te qet në tavolinë. Jo vec ai po edhe të tjerët”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk ka ma zyrtar se Vuciqi”, ka shtuar ai.
Sipas Haradinajt, Thaci po e sulmon pasi po i druhet besimit që ai po ka.
“Është rritur besimi për Ramush Haradinajn dhe për AAK’në”, ka thënë Haradinaj.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë