Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit Mujë Krasniqin dhe të rënët e tjerë në 25-vjetorin e përjetësimit.
Haradinaj ka thënë se vendosmëria e tij është e gdhendur në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Sipas tij vepra e tyre madhore shërbeu si udhërrëfyes në punën e tyre të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, shkruan kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë