Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një bisedë me rreth 30 studentë të shkencave politike, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Danimarka, ka thënë se Kosova përfundimisht është e orientuar nga Perëndimi, dhe është e përcaktuar në rrugën e saj euro-atlantike.
Ai ka deklaruar se Kosova, si shtet i ri, akoma nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, dhe se në rastin e Kosovës, nuk guxon të bëhen gabimet e njëjta që janë bërë me Bosnjën.
“Në planin e brendshëm”, ka thënë ai, “Kosova duhet ta vazhdojë në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër ekstremizmit fetar, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Studentët e Universitetit DIS janë interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për marrëveshjet e nënshkruara së fundmi në Bruksel, për të ardhmen e Kosovës në disa tema të aktualitetit, duke përfshirë edhe zhvillimet që lidhen me procesin e bisedimeve me Serbinë.
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit