Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi ish-diplomatin francez, aktualisht Këshilltar i Lartë i Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.
Haradinaj tha se në këtë takim u këmbyen mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1462012963923113
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...