Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se ky komunitet është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë.
Ai ka theksuar se Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë.
Postimi i plotë:
Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme