Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror e ka dëshmuar se territori deri në Kullë e Zhlep është menaxhuar nga Kosova.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Raporti i këtij Komsioni është kredibil dhe i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.
Bazuar në kriteret e prezentuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijes administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat.
Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj republike./arbresh.info/
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...
Keijsi me fjalor të papërshtatshëm ndaj Stenaldos – kr...
Sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali, sasi rekord për his...