Kryeministri Haradinaj ka bërë apel banorëve të fshatrave Hade, Shipitull të mos vazhdojë të ndërtojnë shtëpi sepse do t’u rrëzohen.
“Këtu kam pranë vetës disa fotografi ku po ndërtohen shtëpi në Hade në zonën e ndërtimit të hapjes së Minierës së Re. Kanë filluar ndërtime të shpejta me qëllim që kur ndodh shpronësimi të paraqiten kërkesa. Kërkoj të ndërtohet taskforcë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Planifikimit Hapësinor dhe Komunës që të rrëzohen këto shtëpi që tani dhe të mos ndërtohen të tjera sepse nuk do të paguhen. Përkundrazi me ligj është që t’u dërgohen faturë për rrëzim. Duhet ta kuptojnë banorët kur është mjaft”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje