Haradinaj kërkon që të hiqet kufizimi i lëvizjes për festat e fundvitit

13:02 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjersa thuajse secili shtet i madh evropian po vendos izolim mbarëkombëtar, në Kosovë ende nuk janë vendosur masa të reja, shkruan portali arbresh.info

Ende vazhdon ndalimi i kufizimit të lëvizjes nga ora 19:00 – 05:00.

Lidhur me këtë për festat e fundvitit ish kryeministri dhe njëherësh partneri i koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të hiqet ndalesa e qarkullimit.

LEXO EDHE: Italia futet në izolim për Krishtlindje – Arbresh.info

Të paktën gjatë festave.

“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.

“Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe kolona të gjata mërgimtarësh nga Evropa kanë nisur të formohen duke filluar nga Sllovenia, Kroacia e Serbia.

Pritjet në pikë kalimin në Merdare janë 30-45 minuta./arbresh.info/

Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 19 December 2020

Shpërndaje në rrjete sociale