Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.
RH
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...