Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka kërkuar nga ambasadori Hargreaves mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...