Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth kërkesës së LVV-së, dërguar dy partive më të mëdha opozitare për propozimin e tre emrave për president të shtetit.
Sipas Haradinaj, kryeministri Albin Kurti këtë kërkesë është dashur ta bëjë mëherët, andaj edhe siç theksoi ai, kjo është vetëm strategji e shefit të qeverisë.
“Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedh presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thonte më parë. Askush nuk e di se këto që i thotë a i zbaton. Ky tani është një lloj ultimatumi i tij, pjesë e strategjisë së tij për ta dërguar vendin në zgjedhje. Nuk është në rregull si po sillet kështu. Ne si Aleancë nuk kemi pasur vullnet të bëhemi pjesë e kësaj loje”, ka deklaruar Haradinaj.
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...