Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ju ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.
Përmes rrjetit social Facebook, i pari i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shtetev sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i jap fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
“Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.”, ka përfunduar Haradinaj.
Statusi i plotë:
Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.
RH

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...