I nominuari për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Haradinaj tha se në takim është biseduar për të drejtat e punëtorëve në tërësi.
Kreu i AAK-së, është zotuar se do të bashkëpunojë me BSPK-në, duke vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë.
Ndërsa Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi, tha se si BSPK janë të hapur për bashkëpunim në mes punëdhënësve dhe punëtorëve, si dhe me qeverinë e Kosovës.
Arifi i është ankuar Haradinajt se sfidat e punëtorëve në Kosovë mbesin të shumta, derisa ka shprehur besimin se Qeveria e ardhshme do t’i realizojë kërkesat e tyre.
“Si BSPK, tani e tutje jemi që ta kemi një partneritet te sinqertë punëdhënës-punëmarrës dhe qeveri në realizimin e kërkesave dhe të gjejmë zgjidhje sepse e dimë çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia. Mbesim me shpresë që te realizohen me një bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Arifi.e
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...