Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë përkujtimore të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj ka ngritur lartë veprën e dy heronjve.
Për Ilir Konushevcin, kryeministri tha se në moshë shumë te re mori pjesë në rrethin e parë, shkruan arbersh.info.
“Kujtojmë një dit më ndryshe, Ilir Konushefci ishte ndër luftërat shumë të ri dhe si i ri qëlloi në rrethin e parë në Kukës në Zahirin. Nuk ka si me qenë rastësi kjo është një vlerë që duhet ta vlerësojmë si të tillë”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë tha gjithashtu se Konushevci ndihmoi edhe zonat tjera të Kosovës veç Llapit.
“Ai është ndër të parët që bashkëveproi me të gjithë njësit e para në zonat tjera, qofshin në zona të Drenicës dhe të tjera. Rritja e UÇK-së ishte një kapërcim i madh sepse nevojiteshin njerëz të vendosur dhe teknikë”, ka shtuar ai.
Ndërsa për Hazir Malajn, kryeministri ka thënë se kishte detyrën më të vështirë në luftë
“Kam pas nderin të jem vet pjesë e Hazirit dhe të shohë përkushtimin për të mos kursyer asgjë. Ai ishte një luftar që ishte rritur me ndjenjën e luftës ndërsa ka pas detyrën më të vështirë sepse nuk ka lejuar që vëllezërit dhe motrat shqiptare të dëshpërohen sepse nuk kanë pas armë”, ka thënë ai.
“Kontributi i tyre ka qenë i madh, ka qenë i veçantë dhe armiku nuk ka mund të vazhdoj ndryshe përveç me rënien e tyre”, ka përfunduar kryeministri i Kosovës.
Ndryshe sot është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj./Arbresh.info/
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...