Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me hendbollistin Erion Bajramaj, i cili është një ndër shtyllat kryesore të Përfaqësueses U18 të Kosovës.
Pasi Kosova po përgatitet për Botërorin që do të mbahet në Egjipt, Haradinaj Erionit i uroi suksese, dhe tha se është i sigurt që Kosovën do ta përfaqësojnë me nder dhe krenari.
“Erioni është djali i bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar, Blerim Bajramaj. I shpallur një ndër lojtarët më të mirë të grupmoshave të reja nga Federata e Hendbollit të Kosovës, është një ndër shtyllat kryesore të Përfaqësueses U18 të Kosovës. Pas triumfit të madh kundër Nigerisë në IHF Trophy Intercontinental, Erioni dhe djemtë tjerë të Përfaqësueses po përgatiten për Botërorin që do të mbahet në Egjipt, me ç’rast i urova suksese, i bindur se do ta përfaqësojnë Kosovën me nder dhe krenari! Kosova ka talentë që na bëjnë krenarë çdo ditë, e të rinjtë si Erioni janë pasqyra më e ndritur e vendit tonë. Fat e suksese të mëtejshme, Erion!”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...