Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke e theksuar rolin e rëndësishëm që gratë shqiptare kanë luajtur gjatë historisë si shtyllë e shoqërisë.
Ai ka vlerësuar punën e bërë për përparimin e pozitës së gruas, por ka theksuar se ende ka punë për të bërë.
“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta. Urime 8 Marsin”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellë...
Elijona shpërthen në lot, Klodi i qëndron pranë
Rama: Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm tryezën e udhëh...
Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa or...
Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon?