Gjatë ditës së nesërme, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë para objektit të Prokurorisë së Shtetit.
Për këtë protestë të Vetëvendosjes, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Haradinaj ka thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.
Sipas tij, protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.
Haradinaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.
Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.
Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj.
Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...