Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me deputeten Time Kadrijaj kanë shkuar në Francë dhe Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.
Haradinaj përnmes një postimi në facebook u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të ndihmojnë në Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.
I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar.
Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.
I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore.
Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...