Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe miqtë e Kosovës që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj është shprehur mirënjohës të gjithë qytetarëve që dje festuan me krenari e dinjitet.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë.
Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës.
Poashtu, falemnderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve.
Falemnderit Kosovë!.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt