Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar qeverinë Hoti, duke thënë se është një qeveri për të ndihmuar Kosovën në kohë të vështira.
“Sot Parlamenti votoi qeverinë e re Me sot mund të themi se i kthehemi normalitetit në vend.
Kjo qeveri nuk është qeveri kundër askujt po është me ndihmua Kosovën në këtë kohë të vështirë”.
Haradinaj u pyet edhe për deklaratën e Haxhi Shalës i cili tha se mbrëmë Haradinaj e Thaçi i shkuan në shtëpi dhe ia ndruan mendjen për të votuar qeverinë Hoti.
Haradinaj tha se presidenti dhe ai kanë marrëdhënie miqësore mes vete dhe ishte një koicidencë.
“Presidenti ka marrëdhënie miqësore me haxhi Shalën. Janë koicidenca këto. Kemi mbet miq. Kjo ka ndodh kështu”, tha ai para mediave./arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...