Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar listat e veteranëve të rrejshëm që morën pensionin e veteranit.
Sipas tij, është e padrejtë të ndalen pensionet derisa të merret vendim nga Gjykata.
“Është e padrejtë me iu ndalë pensionet kujtdo qoftë derisa nuk e vendos një gjykatë. Aktakuza është një propozim ligjor për tu marrë vendim. Medoj që është tepru që menjëherë me i sanksionu. Njoh shumë të vërtetë që i pash, është teper e panevojshme, jo e ndershme për pjesëtarët për sakrificën e tyre. Është një gabim shoqëror, nuk di që ka krim më të madh se sa me të ofendu populli yt”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Haradinaj thotë se vetëm në zonën e Dukagjinit kanë qenë rreth 60 mijë luftëtarë.
“Ka pas në rresh më shumë, por pjesëmarrja në luftë me dal në mbi 50- 60 mijë në Dukagjin, kushdo që u kanë. S’ka kush që e ndërron këto, se kam izolu askënd, gjithë kanë luftu e s’mund ta ndërrojë historinë me ja kursy Kosovës do pare.”, ka theksuar ai.
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...