Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka bërë thirrje që i gjithë spektri politik të bashkohet në mbrojtje të luftës historike të UÇK-së.
Ai në emision theksoi se të gjithë duhet ta mbrojnë luftën historike të UÇK-së, si projekti më i suksesshëm i shekullit, e mos t’i bashkohen ideologjisë millosheviçiane.
“Kam mbaru punë me drejtësi, edhe në mënyrë vullnetare i jam pergjigjur disa herë, pasi e njoh të kaluarën time dhe luftës sonë”, tha Haradinaj.
“Se a frikësohem a jo, kush ka qenë në luftë, e din”, shtoi ai më tutje.
Haradinaj gjithashtu foli edhe rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë duke theksuar se njohja duhet të jetë në kufijtë ekzistues duke respektuar 17 shkurtin.
“Kurrë nuk do të kthehet koha që një polic i Serbisë, t’i përvjel mëngët e t’i terrorizoj popullin tonë në qendër të Prishtinës”, deklaroi Haradinaj në Pressing./T7/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri