Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me ambasadorin britanik diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, kreu i AAK-së bisedoi me Hargreaves për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Pata nderin të pres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Antarësim të Kosovës në NATO.
Me Ambasadorin Hargreaves, biseduam gjithashtu për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi, deri në certifikimin e rezultateve.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vlerësojmë lart përkrahjen e vazhdueshme të Londrës për konsolidimin e shtetit tonë dhe forcimin e demokracisë, si dhe angazhimin e tyre për stabilitetin në rajon./Arbresh.info
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...