Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në diskutimin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol ka thënë se formimi i kësaj qeverie nuk ka qenë proces i lehtë por edhe momentumi i brendshëm ka qenë mjaft sfidues.
Haradinaj ka deklaruar se edhe sot Qeveria është mjaft e sfiduar për shkak të proceseve.
“Të gjitha temat po i trajtojmë”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka pohuar se ka qenë kundër që Kosova të vazhdoj këtë dialog sepse kjo nuk është e mjaftueshme.
“Unë kam kërkuar që të kalohet në fazën finale. Faza finale është vendim i njerëzve të mëdhenj”, ka thënë ai.
Qeveria sipas tij ka shumë rol në dialog mirëpo është mirë që presidenti e udhëheq agjendën.
“Presidenti nuk ka shumë punë ndërsa kryetari i Qeverisë ka më shumë. Presidenti i ka krejt mundësitë me e trajtu këtë temë. Mirëpo edhe kur të kyçet presidenti, Qeverisë përsëri i mbetet puna e vet. Kosova nuk ka arsye që me hezitu dhe me hy në fazën finale. Si qeveri jemi të interesuar për këtë”, ka pohuar Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se pjesën politike të dy përfaqësuesve të dy palëve e bën presidenti dhe kjo ka logjikë.
“Unë jam dakord që parlamenti me bë një platformë dhe me marr pjesë në tavolinë të gjithë. Kjo është temë nacionale dhe është mirë me qenë në tavolinë e i informuar. Një dokument bazë e kem. Ekziston koncepti bazë”, është shprehur i pari i ekzekutivit./Arbresh.info
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...
Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin