Avokati Besnik Berisha, ka thënë se OVL e UÇK’së, e ka kryetarin, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj në Hagë për shkak se avokati i tyre i këshilloi keq.
Berisha në T7 po fliste për zhvillimet e fundit ku disa nga krerët e UCK’së po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.
E dy nga krerët e OVL UCK’së, sipas Berishës, janë atje për shkak se janë këshilluar keq nga avokatët e tyre.
“…rrufeja një e shigjeta katër që sjellshin dosje në OVL dhe avokatët i këshillonin keq, e për pasojë i kemi dy të akuzuar atje”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se para se Gucati dhe Haradinaj të shoqëroheshin për në Hagë, një person që këta e quanin Rrufeja, sillte në vazhdimësi dosje që pretendohej se janë nga Gjykata Speciale.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron