Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot priti në zyrat e partisë ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të fundit.
Haradinaj, në një postim në Facebook, theksoi se në këtë takim ka rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësojë tejkalimin e bllokadës politike që po zgjat prej disa muajsh, me synim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Ai gjithashtu falënderoi ambasadorin Rohde për angazhimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik./Arbresh.info
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!