Në mesin e liderëve të vendit edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.
Këto sulme Haradinaj i ka quajtur si akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-ve.
“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.
RH”, shkruan Haradinaj./arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani