Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në kohën kur është duke u marr dëshmia e tij në lidhje me rrjedhën e dosjeve nga zyrat e tyre, ka thënë se çka vjen prej përfaqësuesve të Millosheviqit unë jam kundërshtarë deri në vdekje, shkruan arbresh.info.
Para Dhomave të Specializuara në Hagë, Haradinaj u tregua disa herë i ashpër në lidhje me çështjen e Sllobodan Millosheviqit e ku nderë të tjerash ai tha se e kundërshton plotësisht Dhomat e Specializuara.
“Unë po flas për njërin e Millosheviqit që ju e keni koordinator dhe saktë pajtohem plotësisht çka kom thanë spo du me ta përsërit atë fjalën e dytë që e fola për Milloshin por pikë për pesë pajtona me këtë deklaratë dhe çdo gjë që vjen prej oficerëve dhe njerëzve përfaqësues të Millosheviqit unë jam kundërshtarë deri në vdekje me ta nëse ti e pranon që je unë po të them ata që nime më ke kundërshtarë”, deklaroi Haradinaj.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...