Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë dhe Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend evropian. Ky ishte qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit që nga janari i 2018-ës kryeson me presidencën e Këshillit të Evropës.
|
“Bullgaria e ka një aleat, Kosovën! Jemi të nderuar me prezencën tuaj në vend dhe vendet tona nuk i ndanë asnjë temë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj në hapjen e takimit, duke shtuar se për të dyja vendet është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rruga e përbashkët evropiane, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Kryeministri Boyko Borissov mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e njohjeve.
“Kosova ka nevojë për miqtë e saj në procesin e liberalizimit dhe anëtarësimit në BE. Bullgaria është një vend mik nga i cili presim mbështetjen në këtë proces. Kosova do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend. Ne e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën që mund të kemi partneritet të ngushtë”, tha Kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur përkushtimin e vendit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dyja vendeve, partneritetit ekonomik dhe rrugën e përbashkët evropiane.
“Midis shteteve tona nuk ka çështje të hapura. Synimet tona për investimet infrastrukturore dhe në fusha të tjera e kanë në fokus edhe Kosovën”, ka thënë Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili e ftoi Kryeministrin Haradinaj në një vizitë zyrtare në Bullgari.
Në takim morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba./Arbresh.info/
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...