Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Deçan me qytetarë. Kandidati për kryetar Bashkim Ramosaj, tha se oferta ishte dhe është përkushtim për vendin nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësi, arsim, shëndetësi dhe se Deçani do të jetë model për komunat e tjera.
“Bjeshkët e Deçanit janë natyrë madhështore dhe janë tonat deri në Çakorr. Parlamenti javën tjetër ka me votuar rishikimin e buxhetit, por pagat kategoritë e luftës kanë me i marrë muajin tjetër. Nuk është e vërtetë se paratë e shëndetësisë i kemi bartë për kategoritë e luftës”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se auto rrugët në Dukagjin do të përfundojnë brenda dy vjetëve të ardhshme. Kryeministri shtoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt dhe se qytetarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.
Kurse, kandidati për kryetar Bashkim Ramosaj, tha se oferta ishte dhe është përkushtim për vendin nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ndryshimi ka filluar për Kosovën dhe i ka ardhur koha Dukagjinit, në këtë rast edhe Deçanit, për zhvillim, investim dhe trajtim të dinjitetshëm për qytetarët. Qyteti do të ketë investime për rrugë moderne, rritje të shërbimeve shëndetësore dhe investime në arsim dhe përkushtim për kategoritë e lirisë. Do të ketë kujdes i veçantë për investime për bujqësi dhe turizëm”, tha Ramosaj.
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi