Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz.
Këto homazhe, Haradinaj i bëri me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Adem Jashari, iu dha fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.
“ Në këtë datë me rëndësi historike, bëmë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili i dha fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Komandant, ti veç ditëlindje ke!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...