Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrimi i heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të luftës për lirinë e Kosovës.
“Bahriu ishte njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Fitoi përjetësinë duke u bërë shembull frymëzimi për rininë shqiptare se si duhet dashur Atdheu dhe si sakrifikohet për të”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kujtuar gjithashtu se më 7 maj të vitit 1999, në lagjen Çabrat të Gjakovës, heronjtë e Brigadës 137 “Gjakova” zhvilluan një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj gjithashtu ka kujtuar dëshmorët e rënë më 7 maj 1999.
“Në këtë ditë ranë heroikisht Gani Brahimaj nga Jabllanica, Françesko Xhyzepe Bider nga Biella e Italisë, Pjerë Arno Pajar nga Franca, Murad Muhamet Ali nga Algjeria, Nuhi Rrustem Berisha, Adnan Nexhmedin Krasniqi, Demush Isuf Lata, Demush Mavraj, Sinan Latif Berisha, Tomë Gjokaj, Hamdi Çetaj, Luan Krasniqi, Luan Smajli, Osman Tafa, Visar Juniku, Yllka Domi, Bujar Roka dhe Ahmet Xhikolli”.
Në shkrimin e tij, Haradinaj ka përkujtuar edhe hakmarrjen barbare të forcave serbe ndaj civilëve të pafajshëm, të cilët u ekzekutuan mizorisht në Gjakovë, te Ura e Taliqit, dhe në fshatin Ozdrim të Pejës, një vend që kishte qenë i përkushtuar ndaj luftës për liri që nga fillimi i saj.
“Përgjithmonë krenar me heronjtë tanë, me të rënët për liri dhe me rrugëtimin tonë për liri!”, përfundon shkrimi i Haradinajt./Arbresh.info
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...