Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se raundi i dytë i votimit është një moment i rëndësishëm sa raundi i parë për të gjitha komunat që janë në balotazh, raporton arbresh.info.
Ai ka ftuar qytetarët e të gjitha komunave ku votohet në raundin e dytë, të dalin të votojnë, dhe me këtë vendim të jetojnë katër vjet.
Sipas kryeministrit Haradianj, rëndësia është shumë e madhe dhe dalja është shumë e rëndësishme.
“Kosovën e presin shumë punë, por ata që i marrin përgjegjësitë duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve andaj i lus qytetarët e vendit mos ta neglizhojnë, por të dalin të votojnë,” është shprehur Haradinaj pas votimit.
/arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri